spot_img
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Noizy pas arrestimit angazhon Besnik Berishën për avokat

Rep-artisti shqiptar Noizy pas arrestimit e ka angazhuar për avokat Besnik Berishën.

Kjo u konfimua nga vet avokati.

Berisha foli për rrahjen ku u përfshi reperi dhe mundësin e ekstradimit.

“Procedura e ekstradimit nuk është çështje që e vendos Policia me një urdhër-arrest. Është çështje që rregullohet me ligj dhe normalisht i nënshtrohet kontrollit gjyqësor. Kështu për aq kohë sa nuk ka folë Gjykata në Shqipëri nuk mund të flitet për ekatradimin e tij. Sa i përket deklarimit të tij, po kam kontaktu, pretendimet janë absolutisht të pasakta dhe lëndimet janë të ekzagjëruara. Nuk bëhet fjalë për lëndime të rënda, nuk bëhet fjalë për asnjë lëndim të shkatuar nga ai direkt apo indirekt dhe kjo do të provohet”, tha Besnik Berisha.

Rikujtojmë se para pak kohësh reperi në rrjete sociale bëri repost një postim ku akuzonte avokatin i cili është daja i artistit Butrint Imeri “për presionin e shtuar” nga autorietet kosovare që atij t’i kufizohej mundesia që të mbante koncerte.

Ndryshe mbrëmë Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka arrestuar reperin Noizy dhe DJ e tij pasi ata u shpallën në kërkim nga Policia e Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit