Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Demush Shasha, ka reaguar në lidhje me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Kenias, duke deklaruar se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ishte munduar që ta ndaloj një gjë të tillë.
Madje, Shasha ka shtuar se, në tetor të vitit të kaluar Vuçiq e ka dërguar një delegacion të lartë në Kenia për ta parandaluar njohjen.
‘‘Në shtator të vitit të kaluar, Vuçiq u takua me Presidentin Ruto për të ndaluar njohjen e Kosovës nga Kenia.
Në tetor ai dërgoi një delegacion të nivelit të lartë me Zonjën e Parë Tamara Vuçiç në Kenia për të parandaluar njohjen.
Sot Kenia e njohu Kosovën’’, ka shkruar ai.