spot_img
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Njohësit i vlerësojnë të drejta veprimet e Qeverisë në veri, akuzojnë BE-në për anshmëri

Nga blloku evropian nuk e kanë përjashtuar mundësinë që Kosovës t’i vënë masa të tjera ndëshkuese si pasojë e veprimeve të fundit në veriun e Kosovës ku u mbyllën nëntë degë të postës së Serbisë.

Sipas unionit evropian, Kosova nuk është duke bërë hapa për ta shtensionuar situatën andaj edhe masat ndëshkuese mbesin akoma në fuqi.

E tejet kritik për këtë qasje të BE-së karshi Kosovës po shprehet njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Sadri Ramabaja.

Ramabaja thotë se krerët aktual të Bashkimit Evropian po anojnë qartazi nga Serbia.

“Këta që sot janë në krye të Bashkimit Evropian pra e kam fjalën për Josep Borrell dhe zëdhënësin e tij Peter Stano nuk pritet diçka tjetër. Këta janë në muaj e fundit të punës së tyre dhe do të bëjnë çmos që t’i bëjnë edhe një favor tjetër Serbisë para se të largohen” , ka thënë Ramabaja.

Kurse profesori universitar, Nexhmedin Spahiu, thotë se Kosova duhet të fokusohet vetëm te interesat e veta, siç është tani hapja e urës së Ibrit.

“Ne mund të gjykojmë vetëm për ato që po bëjmë se a janë në interesin tonë apo jo. Hapja e Urës së Ibrit për shembull është një veprim i duhur dhe herët apo vonë do t’i bind edhe partnerët evropian” , shprehet Spahiu.

Mirëpo ai vlerëson se diplomacia kosovare nuk po arrin t’i arsyetojë veprimet që po ndërmarrin andaj edhe po ndëshkohen nga komuniteti ndërkombëtar.

“Nga këto veprime ndonjëherë ne jemi duke e pësuar për shkak të mungesës së diplomacisë. Diplomacia jonë nuk po arrin t’i arsyetojë veprimet që po ndërmerren në veriun e vendit” , ka thënë Spahiu.

Përveç BE-së, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur hapur zhgënjimin e tyre për vendimet e fundit të qeverisë së Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit