Tuesday, May 6, 2025
spot_img

Njohësi politik: Emisionet humoristike do ti kishin zili deklaratat e VV-së

Njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi, ka folur lidhur me deklaratat e liderëve të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu, të cilët kanë diskutuar për mundësinë e zhvillimit të zgjedhjeve të reja dhe mos mundësinë e formimit të qeverisë pa koalicione.

Arifi tha se edhe emisionet humoristike do ta kishin zili mënyrën e shprehjes së VV-së, duke shtuar se ato po bëhen pa koordinim dhe janë jo serioze.

Ai deklaroi se, që nga dita e parë, është vërejtur se VV nuk e ka seriozisht pushtetin dhe politikbërjen.

“Edhe emisionet humoristike do ta kishin zili deklaratat e VV që po shprehen në mënyrë jo të koordinuar dhe kjo është jo serioze. Nga dita e parë është vërejtur që VV nuk e ka seriozisht pushtetin apo politik bërjen se një parti që fiton mbi 40% çdo herë gjen mënyra dhe kompromise për të lëvizur tutje”, shprehet ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit