Kryeministri Albin Kurti pas mbledhjes së fundit të qeverisë, përmes një postimi në Facebook ka treguar vendimet që janë marrë në këtë mbledhje.
Kurti shkruan se dy nga vendimet që janë marrë kanë të bëjnë me miratimin e projektligjit për sigurimet shëndetësore dhe rritjen e pagës minimale në 350 euro.
Kryeministri Kurti ka përmendur edhe vendimet tjera që janë marrë, e që janë: Propozim-vendimin për listën e aplikimeve për raundin e 31-të të granteve të asistencës teknike të Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor; Vendimet për nënshkrimin e tri marrëveshjeve me Suedinë; Vendimin për dhënien në shfrytëzim të ngastrave kadastrale; Vendimin mbi afatin e regjistrimit të Diasporës, përmes portalit e-Diaspora, i cili shtyhet deri më datën 31 Dhjetor 2024 e disa vendime të tjera.
Pamje nga mbledhja e Qeverise
Postimi i plotë i Kurtit:
Miratimi i projektligjit për sigurimet shëndetësore dhe rritja e pagës minimale në 350 euro, ishin dy prej shumë vendimeve të marra në mbledhjen e 218-të të Qeverisë.
Ndër të tjera, miratuam edhe:
– Propozim-vendimin për listën e aplikimeve për raundin e 31-të të granteve të asistencës teknike të Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor.
– Vendimet për nënshkrimin e tri marrëveshjeve me Suedinë, për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale, Marrëveshjes për Ekstradim dhe atë për Transferimin e Personave të Dënuar.
– Vendimin për dhënien në shfrytëzim të ngastrave kadastrale, me qëllim të ndërtimit të Kompleksit “Qendra Rezidenciale e Kosovës për autizëm, sindromë doën dhe aftësi të kufizuar, për fëmijë, persona të rritur dhe të moshës së shtyrë.’’ Kjo nismë synon që të përmirësojë cilësinë e jetës dhe të ofrojë një mjedis të sigurt e stimulues për ata që kanë nevojë për kujdes të veçantë dhe mbështetje gjatë gjithë jetës së tyre.
– Aprovimi i nismës për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe KfË, Frankfurt am Main dhe Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK) për projektet “Programi i Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta II Masat Përcjellëse – Mbështetje për KMDK” dhe “Programi i Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta II Masat Përcjellëse – Zgjerimi i Deponisë në Pejë”.
– Miratimi i draftit të koncept-dokumentit për “Kooperativat Bujqësore”.
– Vendimin mbi afatin e regjistrimit të Diasporës, përmes portalit e-Diaspora, i cili shtyhet deri më datën 31 Dhjetor 2024.