Nga Halil Geci
Paraprakisht po filloj me një thënie të Nolit: “Njeriu mund ta ketë cilëndo fe, por s’mund të zgjedhë tjetër Kombësi pa vëne në ballë vulën e madhe prej tradhtari”
Mjegulla e cila është instaluar nga ish pushtetarët duke i lejuar disa shqipëfolës pantollëshkurtër, pantollona këta që i gjasojnë dimive grash dhe mjekërgjatë si të cjapit të Zrenjaninit, kinse po e imitojnë profetin Muhamed,edhe ashtu dyshojmë se këta vijnë dhe paguhen nga Zrenjanini, për ta praktikuar islamin rus dhe për të hedhur baltë mbi Islamin tradicional, gjë kjo që është në dëm të kombit tonë.
Nëse kthehemi mbrapa, vështrojmë dhe e studiojmë historinë 535 vjeçare të sundimit Osman mbi trojet shqiptare, mund ta nxjerrim lehtë konkluzionin se cilat të mira na i kanë lënë Osmanlinjtë dhe çfare kemi përfituar nga ky sundim ne si shqiptarë???!!
Sot jemi këtu ku jemi,dhe ende po qëndrojmë në këmbë nga mizoritë e kryera nga po këta pushtues!
Sidoqoftë, edhe pse feja na është imponuar, hoxhallarët e asaj kohe deri te largimi i osmanlinjve nga trojet tona, kurrë nuk luajtën, nuk dolën dmth asnjëherë nga kornizat e traditave shqiptare, duke e praktikuar Kanunin e Lekë Dugagjinit dhe duke i praktikuar tri fetë që sot i praktikojn shqiptarët.
Hoxhallarët e Islamit tradicional, asnjëherë nuk i lejonin martesat, madje as të fisit me fis.
Kurse disa nga hoxhallarët e sotëm thonë se është “sevap”martesa me çikën e axhës, çikën e tezes,se kështu ka thënë Zoti me Kuran! Asnjëherë këto nuk janë të vërteta dhe të bazuara në Kuran.
Këto janë çmenduri e të pafeve që nuk njohin Zot, komb e as fe!
Po nëse kthehemi pak në historinë kombëtare, sa hoxhallarë punuan dhe kontribuan në të mire të kombit, të njëjtën gjë e bënë edhe priftërinjtë, po prekeni pak kokën or të uruar apo të mallkuar, nuk e di më se si t’i quajmë!
Hoxhallarët e besimit islam tradicional iu kanë prirë betejave dhe janë vrarë me flamur kombëtar në gji.
Sot disa nga hoxhallarët politikë rusë, thonë se flamuri kombëtar është sorrë dhe “haram”! Po të guxonin, para do ta kishin ngritur flamurin e ISIS-it sesa flamurin kuq e zi.
Hoxhallarët tradicionalë, të lidhur ngusht me atdheun, rrëfeheshin në flamur dhe Skënderbeun.
Sot disa nga hoxhallarët politikë e shajnë Skënderbeun dhe Nënë Terezën, ua rrahin bustin dhe iu thonë qafirë e tradhtarë.
Këto dhe shumë të tjera poshtërsi kanë ardhur nga Islami politik e që fatkeqsishtë shumë hoxhallarë të Kosovës nuk e pranojnë dhe thonë se s’ka islam politik, përderisa unë them se sytë janë për të pare e veshët për të dëgjuar.
Kuptojeni o milet se shërbimet ruso-serbe kanë depërtuar aq thellë, sa kemi rrezik në tjetërsimin e identiteti,t duke na quajtur “Mbetje osmane”.
Ky trend që s’ ka të ndalur nga ata që po e udhëheqin këte valle, do t’u vihet vula e tradhtisë në ballë dhe shqiptarët e besimit tradicional islam,të krishterë dhe ortodoksë, do ta shpëtojmë Shqipërinë nga hordhitë Ruso-serbe.