spot_img
Tuesday, February 25, 2025
spot_img

“Njeri i luftës e i paqes”, Agim Bahtiri me fjalë çmuese për Fatmir Limën: Qeveria Kurti po formohet 100 përqind

Agim Bahtiri, ish kryetari i Mitrovicës është deklaruar me fjalë të mëdha për kryetarin e NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limën.

Bahtiri është pyetur rreth intervistës së Fatmir Limajt, i cili e la të hapur mundësinë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, çka shkaktoi debat të gjerë në vend.

Bahtiri thotë se çmon Fatmir Limën, duke e cilësuar si njeri i luftës e i paqes.

“Fatmiri ka qenë njeri i luftës, i paqes, njeri që e çmoj, edhe s’muj me thonë kurgjo tjetër”, tha Agim Bahtiri.

Tutje ai tha se lidhur me mundësinë e koalicionit, do ta marrin vendimin si parti.

“Une nuk jam ma Agim Bahtiri, por jam deputet i Republikës së Kosovës, dhe ne marrim një vendim si parti, me institucionet të cilat do t’i krijojmë së shpejti”, tha Bahtiri.

Tutje ai thotë se 100përqind është i sigurtë që Qeveria Kurti po formohet.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit