spot_img
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Një zëdhënës i DASh-it thotë se ShBA-ja nuk mbështet asnjë lëvizje për të ndryshuar statusin e Urës së Ibrit

Departamenti Amerikan i Shtetit ka deklaruar se nuk mbështet asnjë ndryshim në statusin aktual të urës së Ibrit në Kosovë.

Kështu u shpreh zëdhënësi i DASh-it, për portalin “Pavlovic Today”.

“Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin asnjë lëvizje për të ndryshuar statusin aktual të Urës së Mitrovicës në këtë kohë.”, ka deklaruar zëdhënësi i DASh-it.

DASh bëri thirrje që Qeveria e Kosovës të përmbahet nga “veprimet e njëanshme dhe në vend të kësaj ta trajtojë çështjen brenda kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE.”.

“Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të mos ndërmarrë këtë veprim të pakoordinuar dhe të njëanshëm dhe të diskutojë këtë çështje në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja,” tha zëdhënësi.

Qëllimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas Departamentit të Shtetit, është që “të punojnë me Qeverinë e Kosovës për të krijuar kushtet në të cilat ura mund të hapet për qarkullimin e automjeteve”.

Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës “të kthehet në angazhimin e ngushtë dhe konstruktiv me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit