Shkruan profesor Fahri Mahalla
Propozoj Testin Psikologjik për ata që merren me politikë dhe për ata që duan të merren me politikë. Në radhë të parë, Testin Psikologjik me e kaluar, e pastaj e drejta me kandidu.
Me aplikimin e Testit Psikologjik si kriter, do të shpëtoj njerëzimi edhe natyra nga të sëmurit mental. Të sëmurit mental të largohen nga politika dhe administrata shtetërore. Për t’i larguar me arsyen, duhet të aplikojmë si kriter nr.1 Testin Psikologjik. Testin duhet ta aplikojnë të gjitha shtetet e botës, për ta shpëtuar Natyren dhe Njerëzimin.
Në organet udhëheqëse shtetërore të zgjidhen njerëzit normal, të diturit, të logjikshmit dhe kombëtarët e dëshmuar. Kjo do të ishte në të mirën e NJERËZIMIT DHE TË NATYRËS.
Njerëzimi dhe Natyra janë në rrezik nga të sëmurit mental. Nëse të sëmurit mental hyjnë në organet udhëheqëse shtetërore, ata do ta shkatërrojnë natyrën, shtetin, kombin dhe ardhmërinë e gjeneratave të reja.
Të sëmurit mental duhet të shërohen, asesi nuk duhet të lejohen të punojnë në organet udhëheqëse shtetërore.
Bota është tollovitur, po punohet për krijimin e një rendi të ri botëror. Ne, shqiptarët, duhet t’i kemi njerëzit NORMAL në organet udhëheqëse shtetërore.
Tani është momenti për ne, shqiptarët, kudo që jemi, të afrohemi, t’i koordinojmë veprimet për t’i realizuar amanetet e të parëve tanë, për një SHQIPËRI NATYRALE siç është.
Bota është në prag të Luftës së Tretë Botërore. Largpamësit po përgatiten për luftë, sikur lufta me ndodhë nesër. Uroj që lufta kurrë të mos ndodhë, por edhe ne, shqiptarët, duhet të jemi të përgatitur për luftë.
Disa përfaqësues të partive politike po kërkojnë zgjedhje të jashtëzakonshme. Në këto rrethana shtrohet pyetja: A thua këta a janë NORMAL?
Juve, deputetëve të legjislacionit të nëntë, ju i morët votat nga votuesit. Ju tani votuesit tuaj po i përbuzni. Nëse shkohet në zgjedhjet e jashtëzakonshme, ju nuk do ta merrni numrin e votave që i keni marrë. Ju do të keni shumë më pak vota, ju nuk do të jeni më deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Rezultatet e zgjedhjeve të fundit u zvarritën. Populli — votuesit janë të zhgënjyer. Votuesit po zhgënjehen edhe me zvarritjen e themelimit të institucioneve të Kosovës.
Populli i Kosovës e ka humbur besimin te deputetët e zgjedhur të legjislacionit të nëntë, sepse ju interesat personale i keni vendosur mbi interesat shtetërore të Kosovës.
Testi Psikologjik si kriter për deputetët e ardhshëm të Kuvendit të Kosovës, për ta shpëtuar Kosovën dhe Shqiptarinë.
Testin Psikologjik është mirë ta aplikojnë si kriter të parë të gjitha shtetet e BOTËS, për ta shpëtuar NJERËZIMIN, për ta shpëtuar NATYRËN.
Njerëzimi po kërkon që organet shtetërore të udhëhiqen nga NJERËZIT NORMAL. Njerëzimi po kërkon shpëtim. Shpëtimi i njerëzimit është largimi i të sëmurëve mental nga politika dhe nga organet udhëheqëse.
Njeriu është njeri, pavarësisht nga raca, pavarësisht nga kombësia, pavarësisht nga besimet fetare. Njerëzimi para ZOTIT është i BARABARTË. Zoti nuk ka krijuar besime fetare, Zoti ka krijuar NJERËZIT.