spot_img
Thursday, October 31, 2024
spot_img

Një person plagos veten aksidentalisht në bjeshkën e Lumbardhit, dërgohet në QKUK

Posedimi dhe përdorimi i armëve të zjarrit është shndërruar në dukuri negative në vendin tonë, pasi vazhdimisht hasen persona të cilët mbajnë me vete ato. Për pasojë, shumë shpesh ndodhin incidente, madje edhe aksidentale.

Një rast i tillë ka ndodh edhe në bjeshkën e Lumbardhit në Levoshë të Pejës, ku një person dyshohet se ka plagosur veten aksidentalisht me armë zjarri.

Burimet kanë bërë me dije se viktima e cila ka marrë plagë në dorë fillimisht është trajtuar në Spitalin e Pejës, e më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Në cilësinë e provave materiale, Policia ka konfiskuar një armë me 17 fishekë për të cilën i dyshuari posedon leje për shenjëtari, por jo për bartje.

Me urdhër të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit