Një person është gjetur pa shenja jete të hënën në Fushë-Kosovë.
Policia ka njoftuar të martën se viktima fillimisht është dërguar nga familjarët në Qendrën Emergjente, ku edhe është konstatuar vdekja e tij.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse.
Prokurori që është marrë me rastin ka udhëzuar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”.