Wednesday, May 14, 2025
spot_img

Një nuse shqiptare e zbukuruar nga një boshnjake

Shkruar nga Ben Blushi

Kjo fotografi është bërë para një muaji në një fshat të Prizrenit ku shkova për të parë nga afër një traditë të hershme të zbukurimit të nuseve.

Për gati dy orë, pashë me detaje se si një gazetare e re nga Prishtina u vizatua në mënyrë mjeshtërore nga një grua e moshuar boshnjake, e cila nuk dinte asnjë fjalë shqip por njihte vetëm gjuhën e nuseve, pra të një arti primitiv që nuk ushtrohet mbi telajo por mbi lëkurën e vajzave të reja.

Unë mund të shkruaja një libër për këtë traditë të habitshme ballkanike si dhe për bashkëjetesën mes boshnjakëve që dikur kanë qene shqiptarë dhe shqiptarëve të sotshëm në Kosovë, por vendosa ta fotografoj këtë mrekulli të bërë nga duart e një gruaje të moshuar mbi fytyrën e një vajze shqiptare, e cila atë ditë nuk u martua por me shumë durim shërbeu si model për mua.

Fotografia pati fat dhe u bë pjesë e ekspozitës sime fotografike që do jetë e hapur deri në fund të muajit prill ne COD në Tiranë.

Ju ftoj të gjjthëve të shikoni një art naiv në zhdukje, që shpresoj të ndikojë edhe për të zhdukur paragjykimet, fuqi të cilën e ka vetëm arti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit