Ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit, Atilla Kartesh, hyri në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, në të cilën tashmë është banore Drenusha, ish-bashkëshortja e tij. Kjo e fundit ka folur hapur për dhunën që ka përjetuar gjatë martesës, duke ndarë publikisht shqetësimet e saj dhe duke u pajisur me një urdhër mbrojtjeje ndaj Atikës, në mënyrë që të ketë sigurinë e saj dhe të fëmijëve.
Por, Atilla u është përgjigjur pyetjeve të shumta të banorëve, e një prej tyre kishte të bënte me arsyen se përse zgjodhi të ishte pjesë e ‘BBVK’.
Vullneti: Motivi? Motivi që ke hyrë këtu? Se janë dy-tri motive që po më bien ndërmend mua.
Atilla: Ndoshta kam ardhur vetëm për famë.
Vullneti: Për famë? Ti je tashmë je i famshëm. I famshëm për gjëra që nuk janë në rregull.
Atilla: Po thua? Cilat?
Gresa – Atillës: Pse hyre si kapadai, mënyra se si hyre tregoi shumë
Vullneti: Akuzat e Drenushës ndaj teje. Ai ke pa faktet që i ka paraqitur ajo. Faktet që janë krejt nëpër media.
Atilla: A i ke pa ti, shpjegomi si i sheh ti ato?
Vullneti: Ajo gjuha që përdoret nëpër mesazhe a? Dhunë psikologjike. S’guxojmë t’i përdorim fjalët që janë përdorur aty në mesazhe.
Atilla: Puna e procesit gjyqësor, nuk diskutohen disa gjëra. Ka botë edhe mas spektaklit, kështu që…
Nga ana tjetër, vetë Drenusha, gjatë një bisede në dhomën e rrëfimeve, ka theksuar se nuk ndien asnjë shqetësim apo kërcënim nga prania e ish-bashkëshortit të saj, Atilla Kardesh, brenda shtëpisë së Big Brother.
Ajo shtoi se do të mirëpriste një kërkim falje nga ana e Atillas për të kaluarën e tyre.
“Prania e tij këtu nuk më ngjall aspak frikë, pasi e di që Big Brother ka kontroll të plotë dhe nuk toleron asgjë të dëmshme. Po ashtu, unë vet si Drenushë ndihem plotësisht e qetë, pa u ndjerë e kërcënuar apo e ngarkuar psikologjikisht,” u shpreh Drenusha.
Ajo shtoi se, përkundrazi, e sheh këtë situatë si një mundësi për pajtim:
“Kam parë një pikë shprese për një kërkim falje që kam pritur dhe që do të ishte e rëndësishme për raportin me fëmijët tanë. Absolutisht asgjë më shumë,” theksoi ajo.