Sunday, October 13, 2024
spot_img

Një listë me pyetje për partnerin/en përpara se të martoheni

Kur bëhet fjalë për martesën, që është një angazhim jo dhe aq i thjeshtë për partnerët, sigurisht që ka shumë gjëra që duhet t’i dini përpara betimit në altar. Nga bisedat për paratë, te puna dhe planet për fëmijë, terapistja e çifteve Debra Castaldo rendit një listë me pyetje interesante, përgjigjet e të cilave japin një orientim për njeriun për të cilin keni filluar të keni ndjenja.

-Pse lidhjet e mëparshme nuk kanë qenë të suksesshme për ty?

-E ke tradhtuar ndonjëherë partnerin/en?

-Si është për ty një martesë e suksesshme?

-Çfarë të pëlqen më shumë në lidhjen tonë?

-Nëse do të kemi vështirësi gjatë martesës, çfarë zgjidhje do mendoje?

-A ke pasur ndonjëherë probleme me ankthin apo shëndetin mendor?

-Si mendon ta mbajmë llogarinë bankare, të përbashkët apo të ndarë?

-A ke ndonjë borxh?

-A ke përjetuar ndonjëherë probleme ekonomike?

-A i do fëmijët?

-Sa fëmijë do të kesh?

-Nëse ndodh që nuk bëjmë dot fëmijë, a je i/e hapur për birësim?

-Sa do që të përfshihen familjet tona në rritjen e fëmijëve?  

-Si është një jetë seksuale e pranueshme për ty?

-Sa i rëndësishëm është seksi në martesë?

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit