spot_img
Monday, November 25, 2024
spot_img

Nita Shala emërohet ambasadore e Kosovës në Itali

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se nga sot, Nita Shala do të jetë ambasadore e Republikës së Kosovës në Itali.

Gërvalla është shprehur e bindur që me Shalën, marrëdhëniet ndërshtetërore me Italinë do të shënojnë hapa të ri të zhvillimit dhe fuqizimit.

“Jemi të bindur që me Ambasadoren e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Republikës së Kosovës, Nita Shala, marrëdhëniet tona ndërshtetërore me Italinë do të shënojnë hapa të ri të zhvillimit dhe fuqizimit të tyre. Ambasada jonë dhe Ambasadorja Shala do t’i shërbejnë me përkushtim mërgatës sonë të përqendruar në Itali”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.

Tutje, ajo ka treguar profilin e Shalës.

“Nita Shala është profesoreshë e së drejtës dhe avokate me eksperiencë të gjerë profesionale në institucione ndërkombëtare. Ajo mban titullin doktor shkencash në drejtësi nga Graduate Institute-Geneva dhe ka përfunduar studimet themelore në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, studimet master për drejtësi penale në Universitetin e Oxfordit dhe studime ekzekutive në Harvard, Shkolla për Qeverisje Kennedy”.

Gërvalla ka falënderuar ambasadoren e deritanishme, Lendita Haxhitasim, për kontributin e saj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit