Me thirrjen e platformës ‘Përshëndetje, inspektor’, të premten në Kroaci po zhvillohet bojkoti njëditor i të gjitha dyqaneve për shkak të çmimeve të larta.
Platforma u bëri thirrje konsumatorëve që të përmbahen nga çdo blerje sot, e cila përfshin të gjitha dyqanet, transaksionet me bankat, porositë përmes platformave online, kafenetë, restorantet.
Dje, në Kroaci filloi një bojkot njëjavor i zinxhirëve të shitjes me pakicë Lidl, Eurospin dhe produkteve të Coca Cola e pijeve të tjera të gazuara.
Një bojkot i dyqaneve për shkak të çmimeve të larta ka filluar sot edhe në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Maqedoninë e Veriut.