Familjarët e 1 vjeçarit që vdiq në muajin dhjetor të vitit që shkoi, nuk po e pranojnë raportin e autopsisë së IML-së.
Familja Gashi nga lagjia “Kolonia” thonë se 1 vjeçari vdiq nga një shurup i dhënë gabimisht nga mjekët.
“Autopsia i ka dalë dhe kemi shumë dyshime në të. Shkaku është që doktoresha është kah gënjen shumë. Doktoresha ka thënë fëmijën e ke mirë edhe coje në shtëpi. Masanej, ka ndryshu fjalë ka thënë coje në pediatri të fëmijëve. Kur u kanë shumë smut, pse nuk ma ka dhënë udhëzimin me shku në spital. Edhe pasi e kemi lajmëru rastin në Polici të Gjakovës, Prokuroria e ka mbyll rastin e autopsisë, pa dijeninë tonë, pa kurgjo hiq. Vec ma kanë pru autopsinë dhe kanë thënë u mshel rasti.
NUk është e mundur kjo mu mshel rasti pa dijeninë e prindit. Kur ka ndrru jetë Shems Gashi, e mu mshel lënda, e me shku fëmija është marre për mjektë e Gjakovës. Antibiotikun si ja ka dhënë mjekja, antibiotik ai ka pi ma heret. Pse nuk ka ndrru jetë ma heret? Po doza u kanë përmbi 15 vjet. Edhe shkaku është antibiotiku. Përvec antibiotikut kurgjo s’i gjindet në trup. Ra shteti e mbyti shkaku i një antibiotiku. Më nuk mu kanë përgjigj hiq, Pe du të drejtësinë deri në fund. Mjekja del shlirë, e nipi jem han dhe. Me myt fëmijën edhe me thënë pe mbyllim rastin është katastrofë.”, thotë familjarja.
Ndërkohë nga Prokuroria Themelore Gjakovë, kanë thënë se rasti është mbyllur pasi sipas autopsisë vdekja ka qenë natyrore.
“Sipas raportit të IML-së, shkaku i vdekjes : Vdekja e të ndjerit është e natyrshme dhe ka ardhur si rrjedhojë e gjendjes së shokut septik të shoqëruar ndryshime lëkurore dhe gjakderdhje masive në gjëndra mbiveshkore (Waterhouse Friderichsen Syndrome) të përshkruara me lart si rezultat i sepses meningokoksike filminante të shkaktuar nga infeksioni me bakterien Neisseria Meningitidis, mostrat (lëngu truroshipnor dhe gjaku) të dërguar për analiza mikrobiologjike IKSHP kanë rezultuar pozitive në praninë e Neisseria Meningitidis duke konfirmuar dyshimin për seps meningokoksike. Vdekja si e tillë është NATYRORE.
Prokurori i Shtetit, pas pranimit të Raportit të Autopsisë dhe ndërmarrjes së të gjitha veprimeve lidhur me këtë rast, rasti është mbyllur.”,kanë thënë nga Prokuroria në Gjakovë.