Thursday, July 17, 2025
spot_img

Ngritja e çmimit të rrymës, Bajrami: Nuk do të lëmë gur pa lëvizur derisa të shfuqizohet vendimi i ZRRE-së

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se nuk do të ndalen derisa të arrihet shfuqizimi i vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike me 16%.

Në një postim në Facebook, Bajrami ka theksuar se kjo do të arrihet në bashkëpunim me deputetët që janë të angazhuar për të mbrojtur interesat e qytetarëve.

“Së bashku me të gjithë deputetët që mbrojnë interesin e qytetarëve dhe japin llogari para tyre, nuk do të lëmë gur pa lëvizur derisa të shfuqizohet vendimi i ZRRE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët dhe bizneset”, ka theksuar Bajrami në deklaratën e saj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit