spot_img
Monday, March 3, 2025
spot_img

Ngordhje masive pulash, vendoset në karantinë ferma me 220 mijë shpendë

Një fermë pulash në Durrës është vendosur në karantinë nga shërbimi veterinar. Mësohet se pularia ndodhet në Shën Vlash dhe vendim ka ardhur pas ngordhjes masive të pulave.

Specialistët kanë marrë mostra zyrtare dhe i kanë dërguar për analizim në Laboratorin e Referencës – ISUV për të zbuluar shkaqet e ngordhjes masive.

Aktualisht strukturat Rajonale, të Drejtorisë së Përgjithshme të AKVMB dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural janë duke kryer hetimin epidemiologjik, të rastit.

Subjekti ka rreth 227 708 krerë në total, të mbarështuara në katër kapanone në pularinë e Njësisë Administrative Rashbull dhe një kapanon në Njësisë Shënavlash, nga të cilët janë raportuar dëmtime vetëm në njërin prej tyre.

Gjithashtu, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve bën të ditur se: Është në fuqi Urdhri për rritjen e masave të Biosigurisë; Ka njoftuar 68-subjektet e mbarështimit të shpendëve për angazhimin e tyre në marrjen e masave për biosigurinë në stablimentet e tyre; Ka njoftuar shërbimin veterinar rajonal në rang vendi, për rritjen e vigjilencës dhe monitorimin e situatës. Ka njoftuar Autoritetin Kombëtar të Ushqimit për rritjen e vigjilencës dhe marrjen e masave.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit