spot_img
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Ngërçi në zbatimin e marrëveshjeve, Stefanoviq: Kurti ka zgjedhje, Vuçiqi dëshiron të qëndrojë në pushtet

Borko Stefanoviq, ish-kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, ka kritikuar hapur presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për dështimin në zbatimin e marrëveshjeve të dakorduara më parë.

Afrimi i zgjedhjeve për kryeministrin Kurti dhe qëndrimi me çdo kusht në pushtet i presidentit Vuçiq janë arsyet që, sipas Stefanoviqit, po mbajnë ngërçin.

“Mendoj që Vuçiqi duhet të zbatojë atë që ka pranuar dhe z. Kurti duhet të zbatojë atë që ka pranuar. Është kaq e thjeshtë. Nuk e di se përse ata janë duke e luajtur këtë lojë. Në fakt, e di. E di, sepse z. Kurti ka zgjedhje kështu që duhet të jetë popullor dhe z. Vuçiqi dëshiron të qëndrojë në pushtet me çdo kusht”, ka thënë ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit