spot_img
Friday, June 13, 2025
spot_img

Nga tekst në video – Bing i Microsoft-it nis epokën e re me Sora

Microsoft ka prezantuar një funksion të ri në motorin e tij të kërkimit Bing – një gjenerator videosh të mundësuar nga inteligjenca artificiale. Ky mjet, i quajtur Bing Video Creator, është i fuqizuar nga modeli më i fundit i OpenAI, Sora, i cili mund të krijojë video të shkurtra duke u bazuar në përshkrime tekstuale.

Sipas Telegrafit, veçoria është tashmë e disponueshme falas për përdoruesit e aplikacionit celular të Bing dhe pritet të zgjerohet së shpejti edhe në versionin desktop dhe në platformën Copilot Search.

Microsoft, i cili ka investuar miliarda dollarë në OpenAI për të avancuar zhvillimet në fushën e AI-së, ka qenë ndër të parët që integroi aftësitë gjeneruese të imazheve nga DALL·E në Bing gjatë vitit 2023.

Prandaj, integrimi i teknologjisë së videove nga Sora është një hap i pritshëm drejt forcimit të pozicionit të tij në garën e inteligjencës artificiale.

Megjithatë, modeli Sora pati një nisje të vështirë. Ai u kritikua nga CEO i YouTube për mënyrën se si ishte trajnuar dhe gjithashtu u përball me reagime të ashpra nga disa pjesëmarrës të fazës së testimit të hershëm.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit