Thursday, May 8, 2025
spot_img

”Nga ngërçi politik te zgjidhja”, Peci: Dy marrëveshje politike mund ta zhbllokojnë situatën

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, duke folur për situatën aktuale të politikës, tha se se zgjidhja mund të vijë përmes jo një, por dy marrëveshjeve politike.

Sipas tij, e para duhet të jetë një marrëveshje e thjeshtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ndërsa e dyta më e thellë do të përfshijë formimin e qeverisë, qoftë nga Albin Kurti, qoftë nga opozita.

Derisa këto marrëveshje të mos arrihen, Peci parashikon vazhdim të bllokadës aktuale.

”Situata e tillë politike, do të vazhdojë deri sa të arrihet një marrëveshje politike. Unë mendoj që do të jenë dy marrëveshje politike, e para marrëveshje politike mund të jetë marrëveshje e thjesht për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, dhe e dyta mund të jetë marrëveshje politike për bërjen e Qeverisë si nga Kurti ashtu edhe nga opozita”, tha Peci.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit