Shkruar nga Spartak Ngjela
Janë shumë ngjarje aktuale në politikën ndërkombëtare që do ta shtyjnë në një drejtim shumë pozitiv ecjen përpara të Shqipërisë dhe shqiptarëve, në ecurinë e tyre si bashkim gjithëshqiptar në Ballkanin Perëndimor.
Ja cilat janë këto:
Është vdekja e kryepeshkopit të fesë ortodokse në Shqipëri – Janumllatos, dhe zgjedhja e një shqiptari si kryetar të kishls ortodokse në Shqipëri.
Është Kriza e thellë që po përjeton Serbia si një vend pro Rusisë.
Është kriza politike që po përjeton Rusia, e cila e ngre shumë lart në historinë e ardhshme, faktorin shqiptar në historinë aktuale të Evropës.
Është falimentimi i plotë i figurës së Sali Berishës në Tiranë që do krijojë një politikë më përkrahëse të Anetikës për Shqipërinë.
Është dyshuese paqartësia në retorikën abstrakte dhe pa një subjekt real, ajo e kryeministrit Edi Rama në Tiranë.
Është vijimi i luftës së Rusisë për pushtimin e Ukrainës, dhe dëmi i madh financiar që po i shkakton Rusisë kjo luftë.
Është favor i madh historik për shqiptarinë lufta e Rusisë me humbje të mëdha njerëzore dhe financiare në Ukrainë.
Është sukses i madh politik qëndrimi i politikës aktuale të qeverisë shqiptare, që u radhit në krah të Ukraiës, në luftën e kësaj me Rusinë.
Është kërkesa e politikës amerikane për bashkimin paraprak në formë kontraktuale, me një marrëveshje juridike, midis e Shqipërisë dhe Kosovës, si një akt juridik ky që duhet të miratohet nga të dy parlamentet: i Shqipërisë dhe i Kosovës; në afrimin e tyre si gati-federatë shqiptare, duke mos qenë në një bashkim shtetëror.
Fillimi i kalimit për militarizimin e Shqipërisë brenda aleancës ushtarake Shqipëri – Amerikë, është një shenjë shumë e favorshme në funksion të bashkimit kombëtar të Shqipërisë me Kosovën.
Aleanca e re ushtarake Shqipëri – Amerikë që po duket se do të lidhet, do të jetë një vepër e madhe në favorin e NATO- s, në konfliktin e saj me Rusinë.
Është në favor direkt të Shqipërisë fakti i ri politik që ka dalë në lidhje ne Maqedoninë e Veriut, që Maqedonia dhe Bullgaria, të dy popujt sllavë, theksojnë që sllavët e Maqedonisë së Veriut janë Bullgarë.
Është krejt në favor të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor ndarja e Maqedonisë së Veriut midis bullgarëve dhe shqiptarëve.
Janë një milionë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut që po duan të bashkohen me Kosovën.
Janë një milionë shqiptarë në Maqedoninë e Verout që po duan të bashkohen me një nga shtetet shqiptarë: Shqipëri ose Kosovë.
Bashkimi i Maqedonisë së Veriut me Kosovën, duke qenë përballë Shqipërisë, e bën domosdoshmëri krijimin e federatës se Arbërisë: Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Krijimi i bashkuar, me strukturë jurudike të nivelit të lartë, midis Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, e kthen shqiptarinë forcë të vërtetë ndërkombëtare në favor të Amerikës, dhe krijon në Gadishullin Ilirik epiqendrën real – histirike të tij.