Neymar nuk mundi t’i mbajë lotët gjatë prezantimit të tij teksa u rikthye tek klubi i fëmijërisë Santosi të premten.
Ylli brazilian u rikthye në vendlindje pas 12 vitesh ku me mijëra tifozë ishin mbledhur për ta mirëpritur ikonën e tyre.
Neymar ‘shpërtheu’ në lot duke folur para turmës, teksa tifozët po këndonin për ‘princin’ e tyre.
Kontrata e 32-vjeçarit me Al-Hilalin u ndërpre më herët gjatë kësaj jave pasi lëndimet ia humbën atij plotë 18 muaj futboll.
“Nga dita e parë, unë tashmë kisha vendosur të rikthehem, i thashë babait tim dhe gjithçka funksionoi”.
“Të gjithë janë të lumtur. Unë jam rikthyer me energji të reja. Që prej se vura këmbën time këtu ndihem sërish si një 17-vjeçar”.
“Jam shumë i lumtur, i emocionuar dhe i etur për të luajtur”, ka thënë Neymar gjatë prezantimit.
Ish-ylli i Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit pritet që ta nis periudhën e tij të dytë me Santosin gjatë muajit mars, kur do të nis të luhet kampionati brazilian.