Wednesday, March 26, 2025
spot_img

Nexhmija e kishte lënë punën në furrën e Arsim Morinës para 3 muajsh, javën e kaluar nisi punë të re

42-vjeçarja Nexhmie Haradini nga fshati Stanoc i Vushtrrisë, u privua nga jeta dje.

Ajo u qëllua për vdekje nga ish-pronari i biznesit 58-vjeçari Arsim Morina ku punoi vetë e ndjera.

Media ka vizituar sot familjen e së ndjerës për të mësuar më shumë rreth kësaj tragjedie.

Nexhmia, bashkë me bashkëshortin e saj, ka qenë punonjëse në furrën “Diellza” në Miloshevë për rreth 7-8 vjet.

Të dy, bashkërisht kishin vendosur të shkëpusnin marrëdhënien e punës në furrën “Diellza”.

Në kushte anonimiteti familjarët kanë rrëfyer se Nexhmia kishte filluar punën e re para 4-5 ditësh, jo shumë larg nga vendi i mëparshëm i punës ku ka shërbyer për disa vjet rresht deri para 3 muajsh.

Familjarët thonë se janë në gjendje të rënduar dhe bëjnë me dije se po presin kufomën nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për të kryer procedurat e varrimit.

Nexhmija ka lënë pas bashkëshortin dhe tre fëmijë: dy vajza dhe një djalë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit