Profesori dhe njëherësh komentatori politik, Nexhmedin Spahiu ka thënë se takimi i ish-presidentit, Hashim Thaçit me presidentin rus, Vladimir Putini ka qenë e arritura më e madhe në karrierën e tij.
Sipas Spahiut, ky takim i Thaçit ishte arritja më e madhe se shpallja e pavarësisë.
“Unë e kam mbrojtë Thaçin kur e kanë kritiku edhe vetë partia e tij. Ajo ka qenë e arritura më e madhe në karrierën e Thaçit. Ma e madhe se vetë shpallja e pavarësisë”, ka thënë Spahiu.
Këtë cilësim Spahiu e bëri duke u bazuar në faktin që Kosovës do t’i duhet ndihma e Kremlinit për anëtarësim në Kombet e Bashkuara.
“Unë vazhdimisht e kam thanë që duhet me trokit në dyert e Kremlinit se na duhet vota me u anëtarësu në Kombet e Bashkume”, ka thënë ai.
Ndryshe, presidenti rus Vladimir Putin në vitin 2018 kishte zhvilluar një takim të shkurtër me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Paris.