Analisti Nexhmedin Spahiu, mbrëmë, e çoi diskutimin politik në një drejtim të papritur dhe jo të zakonshëm. Gjatë emisionit “Pressing”, ai mori një qasje të re dhe të pazakontë, duke u shndërruar në një “astrolog”.
Në mes të debatit, Spahiu u mundua të shpjegonte veprimet e kryeministrit Albin Kurti përmes shenjës së tij astrologjike.
Kur debati arriti kulmin e tensioneve, Spahiu theksoi se për të kuptuar më mirë veprimet e kryeministrit, duhet të merret parasysh edhe ndikimi i shenjave astrologjike.
“Ky e ka shkathtësinë e luftëtarit, domethënë shenja e tij e horoskopit është dashi, shenja e policit”, shpjegoi Spahiu.
Analisti Dukagjin Gorani, i habitur, e pyeti: “Seriozisht je tu e thanë qeto a?”,
“Po, seriozisht,” iu përgjigj Spahiu.
Gorani, ende duke mos e besuar, e pyeti përsëri: “Seriozisht je tu e marr shenjen astrologjike në qet bisedë?”.
Edhe kësaj here, Spahiu e mbrojti qëndrimin e tij:
“Është diskutim shumë serioz, sepse ai përfaqëson karakterin e një personi. Dhe ai pikërisht në këtë fushë i ka arritur sukseset e tij. 42 për qind i ka marrë tu qenë dash”.
“Dashi është shenja e policit”, tha Spahiu. “Shenja e analistit, virgjëreshë”.
Këtë deklaratë, autori i emisionit, Leonard Kerçuki, e komentoi me humor: “Virgjëresha dhe analisti, pak ironike më duket”.