Nexhat Krasniqi, ish-kandidat i pavarur i Komunës së Malishevës, ankohej se Drenoci dhe disa fshatra të tjera nuk kishin mandatarin e tyre në Kuvendin e Kosovës.
Krasniqi e cilësonte Drenocin, Astrazubin, Lladrovcin, Bellanicën e Kijevën “vatra të intelektualizmit”.
Gjithsesi, një kandidate nga Drenoci prej koalicionit “Kosova Fituese” duket se do të jetë pjesë e nomenklaturës së ardhshme, si deputete e Kuvendit të Kosovës.
Arbreshë Krasniqi nga Drenoci i Malishevës ka marrë 10,824 vota në nivel vendi, me 90 për qind të votave të numëruara të kandidatëve për deputetë.
Krasniqi në Komunën e Malishevës është votuar 6,381 herë. Ndërkaq, në Drenoc është votuar 369 herë, si kandidatja e dytë më e votuar pas Fatmir Limajt.