spot_img
Monday, October 28, 2024
spot_img

New York Times: Shqipëria po planifikon një shtet të ri mysliman brenda kryeqytetit të saj

“Shqipëria po planifikon një shtet të ri mysliman brenda kryeqytetit të saj”, është titulli i një shkrimi të publikuar këtë të shtunë në median amerikane “New York Times”.

“Kryeministri Edi Rama thotë se dëshiron t’u japë anëtarëve të Bektashinjve, enklavën e tyre të stilit të Vatikanit, si një mënyrë për të promovuar tolerancën fetare”, citon autori i artikullit, Andrew Higgins.

Rama në intervistën e dhënë thotë se në të ardhmen e afërt do të shpallë planet për entitetin, që do të quhet “Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi”.

Ai ka potencuar se qëllimi i shtetit të ri është të promovojë një version tolerant të besimit islam me të cilin krenohet Shqipëria.

“Ne duhet të kujdesemi për këtë thesar, që është toleranca fetare dhe që nuk duhet ta marrim kurrë si të mirëqenë”, është shprehur Rama.

Territori i propozuar i shtetit të ri islamik është një kompleks në një lagje banimi me qira të ulët në Tiranën lindore. Është vetëm një e katërta e madhësisë së qytetit të Vatikanit.

Rregullat në këtë Vatikan të Tiranës, do të jenë të tilla që nuk do të keëë asnjë imponim dhe njerëzit do e zgjedhin vetë stilin e jetesës së tyre.

Deri më tani, janë të pakët personat që kanë qenë në dijeni të këtij plani dhe siç ka treguar kryeministri për New York Times, aleatët si NATO apo SHBA-të nuk janë konsultuar.

Krijimi i shtetit Sovran islamik në Tiranë do të kërkojë kohë. Megjithatë, aktualisht, një ekip ekspertësh ligjorë, përfshirë juristë ndërkombëtarë, po hartojnë legjislacionin që përcakton statusin sovran të shtetit të ri brenda Shqipërisë, që do të duhet të miratohet në parlament.

“Ndoshta të gjithë do të thonë: ‘Ky djalë është i çmendur’, këtë e kanë thënë shumë herë më parë. Nuk më intereson. Gjëja e rëndësishme, e çmendur apo jo, është të luftosh për mirë”, është shprehur kryeministri Rama në intervistën për median prestigjoze amerikane.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit