Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar të hakmerret kundër grupit Huthi pasi një raketë e lëshuar nga grupi goditi aeroportin kryesor të Izraelit.
Netanyahu përmendi sulme kundër grupit, duke thënë: “Ne sulmuam në të kaluarën, do të sulmojmë edhe në të ardhmen”.
Raketa e lëshuar nga Jemeni nga grupi i mbështetur nga Irani, ra pranë terminalit kryesor të aeroportit Ben Gurion të dielën në mëngjes, thanë autoritetet izraelite.
Katër persona u plagosën nga shpërthimi, ndërsa dy të tjerë u plagosën gjatë rrugës për në një strehë, raportuan mediat izraelite, duke cituar shërbimet e emergjencës.