Saturday, April 26, 2025
spot_img

Nesër seanca konstituive e Kuvendit, ky është rendi i ditës

Nesër do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila do të fillojë nga ora 10:00.

Ku, fillimisht do të bëhet formimi i një komisioni të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve. Më pas në rend të ditës do të jetë betimi i deputetëve. Pika e tretë do të jetë zgjedhja e kryekuvendarit e pika e katërt zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar zgjedhjet e 9 shkurtit, ku i ka siguruar 48 ulëse në Kuvend, PDK-ja ka siguruar 24 ulëse, ndërsa LDK-ja 20. Ndërkaq, koalicioni midis Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Socialdemokrate ka siguruar 8 mandate.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit