Wednesday, May 14, 2025
spot_img

Nesër rikthehet Kuvendi pas ‘pauzës’ 48-orëshe: VV pa numra, Haxhiu s’ka përkrahje

Të dielën pritet të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, pas dështimit të radhës të premten, ku Lëvizja Vetëvendosje nuk arriti sërish të sigurojë votat për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit.

Albulena Haxhiu u propozua për herë të katërt nga VV, por mori vetëm 57 vota, ndërsa partitë tjera refuzuan ta mbështesin. Megjithatë, VV nuk ka sinjalizuar ndërrim kandidature, por ka paralajmëruar se mund të shqyrtojë edhe mundësinë e zgjedhjeve të reja.

Fatmir Limaj tha se Vetëvendosje duhet të tërhiqet, pasi nuk ka numrat, ndërsa PDK ka propozuar datën 15 qershor si të mundshme për zgjedhje.

Megjithëse Kushtetuta nuk përcakton një afat strikt për përfundimin e seancës konstituive, cikli nuk duhet të ndërpritet për më shumë se 48 orë – afat që tashmë po rrezikon tejkalimin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit