spot_img
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Nesër pritet të publikohet raporti për stabilitetin e urës së Ibrit

Nesër pritet që raporti për stabilitetin e urës së Ibrit t’i dërgohet Ministrisë së Infrastrukturës dhe më pas të publikohet.

Këtë e ka konfirmuar zëvendësministri Hysen Durmishi, i cili ka thënë se një draft do t’u dërgohet nga kompania që ka bërë matjet gjatë javës së kaluar.

Ai ka thënë se pasi ta pranojnë draft raportin, atëherë do të dihet nëse ura e Ibrit është stabile për t’u hapur për qarkullim të automjeteve, teksa ka shtuar se i njëjti do të jetë edhe publik.

Javën e kaluar institucionet kosovare kanë bërë matjet dhe testimin e fuqisë mbajtëse të urës së Ibrit.

Insistimi i Qeverisë për hapjen e urës është përballur me kundërshtim të bashkësisë ndërkombëtare, të cilët kanë kërkuar që për këtë çështje të diskutohet në Bruksel në kuadër të dialogut.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit