Wednesday, April 9, 2025
spot_img

Nesër në Bujanoc protestohet kundër shtypjes e diskriminimit nga Beogradi

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani përmes një postimi në “Facebook”, ka njoftuar se nesër do të ketë protestë në Bujanoc.

Kjo protestë, siç shkruan Sinani është kundër shtypjes e diskriminimit që i bëhet shqiptarëve nga Beogradi.

Protesta do të mbahet në orën 11:00 në Sheshin e Bujanocit.

“Të dashur qytetarë të Komunës së Preshevës, Të nderuar shqiptarë të Luginës, Kanë mbetur edhe pak orë nga PROTESTA. Protestë për drejtësi, barazi. Kundër shtypjes, diskriminimit e shkeljes që na bëhet nga Beogradi. Të dalim bashkë, pa dallim. Të ngrisim zërin tonë. Për IDENTITET e DINJITET. Zërin e shqiptarëve të diskriminuar. Takohemi nesër në ora 11:00 në Sheshin e Bujanocit,” ka shkruar Sinani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit