spot_img
Monday, October 28, 2024
spot_img

“Nëse del një prokuror bir kurve”, marrja në pyetje e Dejonës nervozon të shpërblyerin me post nga pushteti i Kurtit

Drejtori i Financave në Telekomin e Kosovës, Feim Kelmendi sot është shfaqur tejet i nervozuar. Kjo pasi Prokuroria Speciale e ka intervistuar Dejona Mihalin, zyrtare e VV’së, parti kjo që e shpërbleu me pozitën që ai gëzon.

Në postimin e tij në Facebook, Kelmendi ka degraduar me gjuhën e përdorur.

“Nese del nje prokuror bir kurve qe e deshmon se Dejona ne cfaredo forme eshte e korruptuar ose ka perfituar ne menyre te paligjshme qofte edhe vetem 1€, une do t’a mbaj burgun ne vend te saj”, ka shkruar Kelmendi.

Më tej, Kelmendi shkallon në servilosje ndaj Mihalit duke e quajtur “shembulli më mirë i përkushtimit për të mirën e shqiptarisë në përgjithësi dhe i Republikës së Kosovës në veçanti”.

Postimi i plotë:

Dejona Mihali eshte shembulli me mire i perkushtimit per te miren e shqiptarise ne pergjithesi dhe i Republikes se Kosoves ne vecanti.

Prokuroret e korruptuar qe flejne mbi dosjet e krimit gjejne kohe te bejne skenar filmash per te njollosur figuren e nje shqipatreje te vertete.

Sigurisht qe kurr nuk do te arrijne qellimet e tyre kriminale.

Nese del nje prokuror bir kurve qe e deshmon se Dejona ne cfaredo forme eshte e korruptuar ose ka perfituar ne menyre te paligjshme qofte edhe vetem 1€, une do t’a mbaj burgun ne vend te saj.

Nese nuk me lejohet qe une te mbaj burgun per te atehere une do ta braktise Kosoven per gjithe jeten.

Zgjidhjet nuk fitohen duke u kordinuar ne menyre kriminale: qarqet fashiste serbe, me prokuroret e korruptuar, me opoziten e korruptuar dhe mediat qe jane ne sherbim te ketyre tri segmenteve kriminale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit