Monday, October 14, 2024
spot_img

Nënkryetari i Qeverisë malazeze: Kosova është pjesë e ndarë qëllimisht e Serbisë

Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Milun Zogoviq, ka thënë se qëndrimi i tij për çështjen e Kosovës nuk ka ndryshuar pas anëtarësimit në qeveri dhe se e konsideron atë një “krahinë jugore serbe”.

“Sa i përket obligimeve ndërkombëtare të Malit të Zi, gjithçka do të respektohet, por unë kam mendimin tim se Kosova është pjesë e Serbisë e shkëputur qëllimisht. Atë qëndrim e kam shprehur në Kuvend, pak ditë para se të hyja në Qeveri. Asgjë nuk ka ndryshuar për mua”, është kategorik Zogoviq.

Duke komentuar deklaratat e bëra në konferencën në Tivat nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Zogoviq tha se një pjesë e argumentit për Kosovën, që ka të bëjë me Malin e Zi, është e pashmangshme.

“Narrativa se çdo gjë që është e gabuar vjen nga Beogradi është platforma politike e DPS-së, e cila është kaq e pakuptimtë, por ata ende vazhdojnë në të. Këto janë tema dhe histori kaq të ‘të vjetruara’ të bazuara në një platformë anti-serbe. Kjo vetëm sa i thellon ndarjet dhe të gjitha këto histori vazhdimisht ushqehen nga sulmet ndaj Vuçiqit”, deklaroi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit