Nënkryetari i Prishtinës, Florian Dushi ka reaguar pas gjuajtjeve me armë zjarri mbrëmë në Prishtinë, ku mbeti i vrarë 62-vjeçari, Naser Gashi.
Ai e ka përshkruar viktimën si një njeri të ndershëm e të respektuar.
Dushi shtoi se vdekja e tij i ka dhënë trishtim e hidhërim.
“Trishtin e hidhërim plot ishte lajmi për vdekjen tënde Naser. Një njeri i mirë, e i ndershëm si ti, një kojshi i dashur dhe i respektuar si ti, do të kujtohet gjithmonë”, tha ai.