spot_img
spot_img
Wednesday, January 22, 2025
spot_img
spot_img

Në vitin 2000, Rugova e kishte festuar ditëlindjen bashkë me Thaçin

Sot kujtohet ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili u lind më 2 dhjetor 1944 në Cërcë të Istogut.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, vite më parë për kishte treguar se si në vitin 2000, e kishin festuar bashkë ditëlindjen e këtij të fundit.

Thaçi asokohe kishte treguar se e festuan ditëlindjen e Rugovës në Athinë, derisa kishin një takim ndërkombëtar.

spot_img

“Unë e kam njohur Ibrahim Rugovën më mirë se shumica e zyrtarëve të LDK-së, sidomos këtyre që kanë ardhur më vonë në këtë parti. E kemi festuar ditëlindjen e Rugovës në vitin 2000, në qytetin e Athinës. Kemi pasur një takim ndërkombëtar dhe e kemi festuar ditëlindjen e tij“, kishte thënë ai.

Ibrahim Rugova u zgjodh President i Kosovës në mars të vitit 2002 dhe u rizgjodh edhe më 2004.

Rugova vdiq më 21 janar 2006 në Prishtinë dhe u varros në Bregun e Diellit me nderimet më të mëdha të popullit të Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit