spot_img
Wednesday, December 25, 2024
spot_img

“Në shtëpi janë të krishterë, jashtë lajmërohen si myslimanë” – Prifti thotë se ka pasur shumë keqkuptime në lidhje me Lëvizjen e Deçanit

Famullitari i Kishës Katolike “Engjëlli i Rojës”, Dom Mikel Sopi foli për keqkuptimet e krijuara në lidhje me Lëvizjen e Deçanit dhe trajtimin e çështjeve të lirisë fetare në Kosovë.

Ai tha se këto debate shpesh përçojnë mesazhe të gabuara dhe mund të prekin ndjenjat e komuniteteve të ndryshme.

“Ka ende qytetarë në Kosovë që jashtë deklarohen si myslimanë, ndërsa brenda familjes janë të krishterë të mbajtur si myslimanë. Kam takuar dhe vazhdoj të takoj persona që janë në këtë situatë të dhimbshme, sepse ndihen të ngujuar mes dy realiteteve”, tha Dom Sopi.

Duke komentuar debatin mbi Lëvizjen e Deçanit, ai shtoi se nuk ka pasur asnjë lidhje me këtë nismë dhe theksoi se respektimi i vullnetit të lirë është parim i patjetërsueshëm.

“Personalisht nuk kam asnjë lidhje me këtë lëvizje dhe nuk kam bashkëpunuar me ta. Janë dy gjëra bazë që duhet të respektohen: liria e secilit për ta jetuar fenë e tij dhe mosndërhyrja në bindjet fetare të të tjerëve”, deklaroi ai.

Dom Sopi kërkoi që të ruhet mirëkuptimi ndërfetar që e ka karakterizuar Kosovën për shekuj dhe të shmangen konfrontimet apo përçarjet mbi bazën e fesë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit