spot_img
Saturday, March 1, 2025
spot_img

“Ne prijmë, Amerika na ndjek”, Maliqi thotë se SHBA s’do ketë mirëkuptim për qasjen e Kurtit

Analisti politik, Agon Maliqi, tha se administrata e re amerikane, nuk do të ketë më mirëkuptim as për Kosovën.

Sipas tij, kjo ka të bëjë me deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, i cili pati thënë se ‘ne prijmë, Amerika na ndjek’.

“Çka duhet të jetë shqetësuese për Kosovën, është se kjo është administrata amerikane e cila është skajshmërisht transanksionale, pra i shikon aleancat, apo investimet e veta, ku bën pjesë edhe Kosova, se çka fiton prej saj, nga investimi. Këtu nuk do të ketë mirëkuptim për Kosovën për nj lloj qasje në raport me Serbinë që është jo e bashkërenduar me SHBA-në”.

“Kushdo që e formon qeverinë në Kosovë, duhet të dijë se do të vijë momenti kur kjo administratë do të merret edhe me Ballkanin, ndoshta jo në nivel kaq të lartë, por do të thosha me një frymë të ngjashme, ku do të kërkohet zgjidhje, e palët që shihen si problematike ndaj sigurisë, do të ndëshkohen. Pra nuk do të ketë mirëkuptim për qasjen e kryeministrit Kurti, i cili më herët thoshte ‘ne prijmë, Amerika na ndjek’. Kjo nuk është një lloj Amerike që ndjek”, tha Maliqi

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit