spot_img
Sunday, March 16, 2025
spot_img

Në mesin e viktimave në tragjedinë e Koçanit janë edhe 5 anëtarë të grupit muzikor DNK

Filip Stefanovski, Gjorgi Gjorgiev, Sara Projkovska dhe Andrej Gjorgievski 4 anëtarët e grupit muzikor DNK si dhe fotografi i grupit Aleksandar Efremov humbën jetën në tragjedinë e mbrëmshme në diskotekën PULS në Koçan.

Lajmin e bënë të ditur anëtarë të grupit DNK të cilët para pak çasteve, publikuan fotografitë e anëtarëve të tyre.

Dy prej anëtarëve iu nënshtruan plagëve në orët e pasdites. Anëtarë të grupit si dhe shokët e të ndjerëve, përmes postimeve të tyre në rrjetet sociale, i dhanë lamtumirën miqve të tyre, shkruan alsat.mk

Në këtë ngjarje teragjike jetën humbi edhe futbollisti i Klubit Shkupi. Bëhet fjalë për Andrej Llazarovin.

Klubi Shkupi shkruan se kjo është një humbje e madhe për klubin dhe shokët e ekipit, ndërsa shton se shoku i tyre, ka humbur jetën duke luftuar për të shpëtuar njerëzit që në momentin e zjarrit tentonin të largoheshin.

Andrej Llazarov, në FC Shkupi ka qenë vetëm gjashtë muajt e fundit, por për këtë klub do të mbetet në kujtime gjithë jetën, shkruajnë nga Klubi i Futbollit Shkupi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit