spot_img
spot_img
Wednesday, January 22, 2025
spot_img
spot_img

Në mëshirë të fatit, familja nga Istogu kërkon një shtëpi – komuna: S’kemi mundësi

Është thuajse e rrënuar por për Kajtaz Gecajn, është gjithçka që posedon.

Vet thuajse i verbër e në moshë të shtyrë, ai jeton në fshatin Viriq të Istogut me dy fëmijë me aftësi të kufizuara e gruan në gjendje të rënduar mendore.

Infrastruktura shumë larg kushteve minimale të jetesës, dritaret e çara, mungesë ngrohjeje, ushqimi e mungesa e kushteve sanitare janë veç disa nga problemet që familja Geci përballet çdo ditë.

spot_img

Kështu, familja ka mbetur në mëshirën e ndihmave të jashtme. E kryefamiljari thotë se ndihma më e madhe për të do ishte një shtëpi.

“Teshat po na kalben jo veç tash se është dimër por edhe verës qaq llavë sa bëhet se s’ka izolim askund, as themeli. Teshat po kalben, edhe ne dojmi mu prish aty ku po flejmë. Një shtëpi e re për mua më duket sikur të gjitha të mirat e botës mu falën, s’di çka më duket më mirë. Këto vite unë dhe eca, por djemtë bile t’i lë mirë”, ka thënë Geci.

Ndihma e vetme që ka Geci, janë pakot ushqimore nga Shoqata e të Verbërve në Istog e cila për Gecin, ka bërë disa herë kërkesa për ndihmë në komunë.

“Njerëzit s’duhen lënë në këtë lloj gjendjeje, është e nevojshme të kthehet projekti që të përfitojnë njerëzit skemnor, këta me nevoja të veçanta por edhe ekonomisht rëndë”, ka thënë kryetarja e kësaj shoqate, Besarta Gorqaj.

E nga komuna mohojnë të kenë pranuar kërkesën për ndihmë e thonë se nuk kanë mundësitë financiare për t’i ndërtuar një shtëpi familjes.

“S’kemi plan për ndërtim të shtëpive, jemi në konsultim e sipër me donatorë të ndryshëm pasi buxheti i komunës është i pamjaftueshëm. Do mundohemi që të gjithë që paraqesin kërkesa për ndërtim të shtëpijave t’u përgjigjemi. Ne aktualisht, një iniciativë që po e bëjmë, po bëjmë pagesat e qirasë për kategoritë në nevojë. Një kërkesë e tillë nga familja në fjalë nuk është paraqit. Është vizituar nga QPS, po përderisa s’ka kërkesë zyrtare për qira, për shtëpi nuk kemi. S’kemi pas qe tre vite dhe nuk kemi njëherë”, ka thënë drejtoresha e Mirëqenies Sociale, Merita Muzliaj.

Për familjen Geci, Shoqata Komunale e të Verbërve në Istog ka hapur një mbledhje fondesh për të gjithë ata që duan të ndihmojnë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit