spot_img
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Në mes të ditës u grabitën 3 kilogramë ari; Pse ende nuk është ngritur aktakuza për grabitjen në Suharekë?

Mbi 200 mijë euro ari u grabitën më mes të ditës, në nëntor të vitit të kaluar, në qytetin e Suharekës.

Një ditë pas grabitjes në argjendarin “Diakos” nisën arrestimet, fillimisht në prangat e Policisë u vunë dy të dyshuar, për ndihmë në grabitje.

Kurse, 8 ditë pas grabitjes njësitet speciale të Policisë së Kosovës nisën një aksion të madh, me armë të gjata e të gatshëm për më të keqen njësia FIT zbarkoi në shtatë lokacione. Në lagjen Arbëria në Prishtinë nisën të shtënat. I dyshuari, Dukagjin Gashi u vra pas shkëmbimit të zjarrit me Policinë. Në këtë lokacion dhe në të tjerë u arrestuan katër persona, njëri ndër ta Bujar Basha, Leotrim Cakolli, Besart Istrefi dhe Trim Baraku – ky i fundit është pronari i një argjendarie në Prishtinë.

E i fundit për këtë rast u arrestua, respektivisht më 1 korrik të këtij viti, u arrestua Korab Gashi.

Edhe pse kanë kaluar gati nëntë muaj nga grabitja, aktakuza ende nuk është ngritur. Prokurorja e rastit, Ervehe Gashi, deklaroi në emisionin “Mendje Kriminale” të Dukagjinit se vonesa në ngritjen e aktakuzës është për shkak të materialit të shumtë që duhet shqyrtuar

Sipas prokurores nga të dyshuarit në paraburgim janë për ndihmë e të tjerë në bashkëkryerje të grabitjes. Sipas saj secili veprim dhe secili dyshim për veprat penale dhe veprimet e sakta do përshkruhen në aktakuzë.

“Ende jemi në fazën e hetimit, në fazën e hetimit formal, deri në momentin kur po flasim me juve kemi qenë në fazën e grumbullimit të provave materiale si ekspertizat dhe provat e tjera të cilat i kemi siguruar në bazë të urdhëresës së Prokurorisë dhe urdhëresave të gjykatës. Tash dalim në pjesën e dytë të hetimit në grumbullimin e provave jo-metariale që i bie se do të merren në pyetje dëshmitarët dhe të pandehurit, gjatë muajit gusht planifikoj që të gjitha këta dëshmitarë që janë në numër shumë të madh dhe të pandehur t’i marrrë në pyetje. Pas përfundimit të edhe të këtyre veprimeve hetimore do të ngritet aktakuza por dua të them që materiali është shumë i gjerë dhe do të merr një kohë realitivisht të gjatë edhe përpilimi i aktakuzës”, ka thënë ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit