spot_img
Saturday, March 15, 2025
spot_img

“Në kontratë vetëm me qytetarin”- Haradinaj reagon pas rezultateve përfundimtare

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka falenderuar votuesit që mbështetën subjektin e tij politik. AAK u votua 66,256 herë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Kemi garuar me një vizion të qartë, atë të sigurisë, prej të cilit do të derivonin edhe siguria ekonomike dhe mirëqenia e qytetarit të Republikës së Kosovës. Tashmë jemi deklaruar se rezultatin e kemi pritur ndryshe, por kjo asnjëherë nuk do të thotë se harrojmë të ju jemi mirënjohës përzemërsisht 66 mijë e 256 votuesve të Aleancës. E dimë saktë se, sado që jemi në numër dhe përfaqësim, nuk do të rreshtim së punuari për një Kosovë të sigurt, të zhvilluar e të avancuar ndërkombëtarisht”, tha ai.

Tutje, Haradinaj ka shtuar se subjekti politik i tij është në, siç u shpreh ai, kontratë të përjetshme vetëm me qytetarin.

“Do të jemi këtu, gjithmonë në shërbimin e secilit qytetar, pa përjashtim. Aleanca ka qenë dhe është në kontratë të përjetshme vetëm me qytetarin e Kosovës. Kosovë, paç ditë të bardha përpara!”, ka shkruar Haradinaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit