Në vendin ku kanë kaluar njerëzit kryesor të luftës çlirimtare, në Jabllanicën legjendare, gjenerali Lahi Brahimaj ka marrë sonte mbështetje të fuqishme në rrugën e tij drejt Kuvendin të Kosovës.
Kandidati për deputet nga AAK-ja ka mbledhur banorët e fshatrave Jabllanicë, Zhabel, Bardhaniq, Gërgoc dhe Kralan, shumicë luftëtarë, invalidë të luftës dhe familjarë të dëshmorëve e çlirimtarëve.
Postimi i plotë:
Bashkë me banorët e Jabllanicës, Zhabelit, Bardhaniqit, Gërgocit dhe Kralan it, shumica luftëtarë, invalidë të luftës e familjarë të çlirimtarëve, ndamë shqetësimet dhe diskutuam për sfidat që prekin këto vendbanime më vlerë historike.
Vizioni ynë për një Kosovë Fituese mbështetet pikërisht në zhvillimin e zonave rurale dhe potencialin e pashfrytëzuar të këtyre viseve. Bujqësia dhe blegtoria këtu kanë traditë shekullore, dhe me politika të duhura mbështetëse, mund të shndërrohen në gjeneratorë të zhvillimit ekonomik.
Zotimi im dhe i AAK-së mbetet i palëkundur – të krijojmë kushte optimale për çdo fshat të Kosovës, duke siguruar infrastrukturë moderne, përkrahje për fermerët dhe mundësi të barabarta zhvillimi për rininë. Forca e Kosovës qëndron në rrënjët e saj.
Kosova Fituese 1️⃣3️⃣7️⃣
Ramush Haradinaj 1️⃣
Lahi Brahimaj 9️⃣0️⃣