Tuesday, October 15, 2024
spot_img

Ne e dimë beqare, Dea Mishel po mendon për dasmë dhe familje vitin tjetër?

Dea Mishel vazhdon të jetë një prej figurave më tërheqëse dhe enigmatike në botën e showbizit shqiptar.

Sharmimi i saj dhe natyra e veçantë – që kombinojnë një delikatesë të dukshme me një qëndrim të fortë dhe të sigurt – e bëjnë atë një personazh të veçantë dhe intriguese për ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Në një periudhë ku nuk ka pasur njoftime të reja mbi projekte të saj në ekran, Dea Mishel ka qenë shumë aktive në platformën e saj në Instagram, duke ndarë momente nga përditshmëria dhe duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj.

Në një bisedë virtuale të fundit me fansat, një pyetje e veçantë ka ngritur aludime dhe spekulime rreth të ardhmes së saj personale.

Kur një ndjekës e pyeti nëse do të shihnim ndonjëherë Dea Mishel si nuse, përgjigja e saj ishte plot mister dhe shpresë:

“Po pse jo, madje gocave këtë verë në çdo udhëtim ju kam thënë: vitin tjetër do jemi me familje.” Kjo përgjigje ka ngritur dyshime dhe pyetje të shumta – a është Dea duke manifestuar një plan të ardhshëm për të ndërtuar një familje?

Megjithëse deri tani Dea Mishel ka qenë e njohur si një nga figurat më të njohura dhe të suksesshme të showbizit, jetën e saj personale e ka mbajtur relativisht private. Ky koment i saj sugjeron se mund të ketë plane të mëdha për vitin që vjen, që përfshijnë mundësinë e një martese dhe krijimin e një familjeje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit