Friday, July 25, 2025
spot_img

Në Big Brother Greqia, shqiptarin e prezantojnë nga Epiri i Veriut

Produksioni grek i Big Brother ka menduar një format të ri të shfaqjes reality për këtë sezon.

Ajo që bie në sy është diversiteti mes banorëve të përzgjedhur për lojën, ku duket se do të ketë një ‘konglomerat kombesh’.

Ndër ta është një shtetas italian, i cili prej vitesh jeton e punon në ishujt turistikë të Greqisë. Janë gjithashtu dy vajza emigrante, njëra nga Egjipti dhe tjetra nga Libani, të cilat prezantohen si influencere.

Po ashtu, pjesë e shtëpisë do të jetë edhe një shqiptar me mbiemrin Gjikuria, i cili është lindur e rritur në Athinë. Këtë të fundit, mediat greke e prezantojnë si “me origjinë nga Epiri i Veriut”.

Mes 16 banorëve është edhe Styliana Averkiou. Emri i saj mund të mos ju thotë gjë, por make-up artistja, është e fejuara e youtuberit dhe tashmë anëtarit të Parlamentit Evropian, Fidia Panayiotou.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit