Që nga momenti kur hyri për herë të parë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova në tetor 2024, Gjesti ka qenë një nga figurat më të komentuara.
Përveç lojës dhe strategjisë së tij, një nga gjërat që ka tërhequr vëmendjen e publikut është edhe transformimi i tij në pamje.
Ai ka pësuar ndryshim drastik në pamje që nga koha kur hyri në BBVK, për të “aderuar” më pas në formatin e Big Brother VIP Albania që po vazhdon deri më sot.
Nga një stil më i thjeshtë dhe i lirshëm, ndryshimi i tij përgjatë këtyre pesë muajve ka qenë i dukshëm.
Lirshëm mund të thuhet se paraqitja e tij tani nuk përkon as edhe afër me figurën që kishte në tetor të vitit 2024 gjatë spektaklit të BBVK-s.
Gjesti tash e pesë muaj po vazhdon të jetë i izoluar, i larguar plotësisht nga bota e jashtme dhe realiteti që mbizotëron jashtë.
Më poshtë keni disa fotografi prej të cilave mund të shihni në mënyrë kronologjike ndryshimin e këngëtarit në pamje.

