Kombëtarja e Zvicrës me dy shqiptarë, Granit Xhakën dhe Andi Zeqirin luajnë ndaj Serbisë të shtunën në UEFA Nations League.
Federata Serbe e Futbollit përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se do ketë masa të rrepta sigurie, duke filluar nga hoteli e deri te stadiumi.
Në stadium lejohet hyrja e tifozëve vetëm me dokument identifikimi dhe pa ndonjë simbol racist, siç janë mësuar gjithmonë tifozët serbë.
Ndeshja midis Serbisë dhe Zvicrës zhvillohet të shtunën nga ora 20 e 45..