Wednesday, July 9, 2025
spot_img

Ndeshja Serbi-Shqipëri do të luhet në Beograd

Është konfirmuar zyrtarisht se ndeshja e kthimit mes Serbisë dhe Shqipërisë do të zhvillohet në stadiumin “Rajko Mitiq” në Beograd.

Federata e Futbollit të Serbisë ka hedhur poshtë spekulimet për një zhvendosje të mundshme të ndeshjes në Leskoc, për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

“Ndeshja Serbi-Angli do të zhvillohet zyrtarisht në stadiumin Rajko Mitiq në Beograd dhe jo në Leskoc. Ne gjithashtu do ta presim Shqipërinë në stadiumin Rajko Mitiq,” thuhet në deklaratën e Federatës, e cituar nga Klan Kosova.

Kjo ndeshje është pjesë e fazës kualifikuese dhe pritet me interes të lartë pas barazimit 0-0 që u regjistrua në takimin e parë në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”.

Autoritetet serbe pritet të marrin masa të shtuara sigurie për të garantuar një ndeshje të qetë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit